Ka ndodhur ajo që nuk pritej në fakt.

Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër dhe financierja, janë infektuar me Covid-19 dy ditë pas marrjes së vaksinës.

Më 19 shkurt kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, shoqëroi 76 vaksinat e para të prodhimit Pfizer që erdhën në qytet me destinacion Azilin e të Moshuarve. Nuk mungoi pompoziteti dhe përulësia e treguar nga mediat që kontrollohen nga pushteti, për këtë veprim a thua sikur mbërriti Mesia në Tokë. Por mesa duket dyshimet bëhen edhe më të forta sot kur prej pesë ditësh, Arjanit Muho drejtor i Shtëpisë së të Moshuarve dhe kryefinancierja Klodiana Qirushi, vuajnë pasojat e infektimit nga Covid-19.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se Klodiana Qirushi është infektuar një ditë pasi u shfaq teksa kryente vaksinën, ndërsa drejtori Muho katër ditë më pas u konstatua me Covid-19.

Pyetja që ngrihet është !

A janë vaksinuar Muho dhe Qirushi, apo kanë injektuar në trupin e tyre ujë të distiluar?

Përtej komenteve dhe sqarimeve, Jugulajm.net i’u uron shërim të shpejtë Muhos dhe Qirushit të cilët ishin të parët që demonstruan vaksinimin në trupin e tyre pavarësisht se në shiringë mund të ketë qenë formula e Pfizer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu