Shqiptarët bllokadë kompanive celulare. Në rrjet ka filluar një fushatë, ku qytetarët shfaqen të pakënaqur edhe ankohen për tarifat e shtrenjta, madje i quajnë kompanitë celulare si gjakpirëse. Në pak minuta ne një vëzhgim në rrjet ku aty ekzistojnë me mijëra mesazhe dhe komente, ku qytetarët shfaqen të pakënaqur.

Në Instagram, Facebook, Twitter dhe rrjete të tjera sociale  qytetarët reagojnë ashpër ndaj tri kompanive, një bojkot i pazakontë që nuk ka ndodhur më parë. Madje shumë qytetarët shprehen ndaj kompanive celulare se duhet të ulin urgjentisht tarifat, sepse në të kundërt do të përdorin kompani të huaja pasi kanë çmime më të ulëta.

Theksojmë se operatorët e tri kompanive i kanë pastruar shumicën e komenteve në rrjet. Ato që kanë ngelur janë vetëm në 24 orët e fundit pasi stafet e tyre, kryesisht janë pushim gjatë fundjavës.

Autoriteti i Konkurrencës vendosi dy ditë më parë pezullimin e tarifës me 200 lekë,  të vendosur nga kompanitë celulare. Vendimi parashikon pezullimin e përkohshëm të tarifave dhe nisjen e një hetimi për shkeljen e konkurencës në treg. Kohët e fundit tre kompanitë celulare, tri kompanitë celulare kanë rritur me 200 lekë çmimet e të gjitha paketave mujoreduke u justifikuar se klientët kërkojnë më shumë njësi komunikimi. Në paketa janë shtuar njësitë në MB dhe çmimi po ashtu. Pas këtij vendimi ka pasur denocnime nga shumë klientë të kompanive duke thënë se çmimi nuk justifikon cilësinë dhe sasinë e njësive në paketa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu