Nje automjet eshte perplasur me pjesen e perparme te dyqanit te kompanise celulare “ONE” ne qender te lagjes “18 Shtatori” ne qytetin e Gjirokastres.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem teksa automjeti tip FORD me targa te huaja, vinte nga zona e poshtme e bulevardit “18 Shtatori” dhe u perplas me vetratat e xhamit te dyqanit ne fjale.

Drejtuesi i mjetit eshte larguar menjehere nderkohe qe sistemi mbykqyres i subjektit ka filmuar te gjithe ngjarjen. Veçse deme materiale, nuk raportohen te lenduar. Policia e Gjirokastres eshte vene ne kerkim te drejtuesit te mjetit qe demtoi subjektin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu