Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj zhvilloi një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Turizëm dhe Mjedis në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Athanas Karaja dhe drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Ledion Lako.

Ky takim eshte ndermarre në kuadër të marrjes së masave për zgjidhjen përfundimtare të problemit të vetëkarantinimit të shtetasve shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të Kakavijës dhe Tri Urave në Përmet.
Në takim u diskutua mbi situatën e krijuar në Qarkun e Gjirokastrës pas akomodimit të përkohshëm të personave të riatdhesuar si rezultat i gjendjes së shkaktuar nga Covid19 dhe pasojat e kësaj situate në ecurinë e sezonin turistik 2020. Me qëllim mos vënien në rrezik të sezonit turistik, do të nisë së shpejti zhvendosja e shtetasve të vetëkarantinuar në Qarkun e Gjirokastrës në drejtim të qytetit të Durrësit.

Një lëvizje e tillë do të sjellë mjaftueshmërinë e hapësirave akomoduese për turistët që kanë zgjedhur Qarkun e Gjirokastrës për këtë sezon turistik dhe padyshim do të jetë një ndihmë e madhe për sektorin e hotelerisë i cili globalisht gjendet nën një kërcënim serioz pas situatës së krijuar si rrjedhojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Lidhur me këtë çështje, por jo vetëm, pritet në ditët në vijim edhe vizita e ministrit të Turizmit dhe Mjedist Blendi Klosi në qytetin e Gjirokastrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu