Në disa foto që po qarkullojnë diten e sotme në rrjetet sociale, Meta shihet duke ndarë një bisedë me ish ministrin e financave dhe ish deputetin e PS per Gjirokastren, Anastas Angjeli.

Presidenti ka qenë fillimisht i ulur me këshilltarin e tij Dritan Ylli dhe më pas tavolinës i është bashkuar Angjeli, së bashku me një person tjetër. Vetë Angjeli ka bojkotuar seancat e tij të fundit në Kuvend, pasi ai nuk garoi në zgjedhjet e 25 Prillit, duke mbetur jashtë listave të socialistëve.

Mësohet se takimi mes Metës dhe Angjelit, ka zgjatur për rreth 40 minuta, ndërkohë që ende  nuk dihet nëse Angjeli ishte  do të jetë në mesin e 98 deputetëve që votuan pro ngritjes së komisionit.

Kujtojmë se Ilir meta dhe Anastas Angjeli kanë një njohje të vjetër që në kohën që kanë qenë bashkë si figura kryesore në PS. Madje Angjeli ka qenë edhe ministër në qeverinë socialiste Meta.

ImageImage

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu