Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku është diskutuar rreth situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, por nga Presidenca janë bërë publike disa foto, ku shihet se i pranishëm ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokë ulur dhe nuk ka parë në sy Metën.

Ende nuk dihen detaje se cilat kanë qenë pikat konkrete që janë diskutuar dhe vendimet që janë marrë.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte paralajmëruar nga Presidenti Meta që javën e kaluar, ndërsa vetëm dje nga Zëdhënësi Tedi Blushi u konfirmua se takimi do bëhej sot.

Ndërkohë siç shihet dhe nga pamjet të pranishëm në këtë mbledhje kan qenë edhe kryeprokurorja Arta Marku, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako. Por vihet re mungesa e Bledi Çuçit, të ngarkuarit me punë për menaxhimin e situatës pas tërmetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu