Ndërkohë që moti me shira ka kapur gjithë Qarkun e Gjirokastres, disa fshatra të Bashkisë Memaliaj kanë ngelur pa energji elektrike prej me shume se tre ditesh.

Në mjaft fshatra ne Menaliaj rrugët janë të pakalueshme për shkak të daljes së ujërave në rrugë, apo rrëshqitjes së dherave të shkaktuara nga mosmirëmbajtja.

Gjithashtu, shumë nxënës nuk kanë shkuar dot në shkolla, shumë mësues nuk kanë shkuar dot nëpër fshatra të largëta, ku ambjentet e të cilave janë pa ngrohje.

Ka familje të bllokuara në zona të thella pa ilaçe dhe ushqime.

Ironikisht drejtuesit e Bashkisë së Memaliajt në vend që të ishin në terren, duke ndjekur situaten dhe te ishin në gadishmëri me forca, mjete, zjarrfikëse, Policia Bashkiake e OSHEE vazhdojne festat, duke u dale nga hundet mishi dhe pijet.

Kryetari i Bashkise Memaliaj, Gjolek Guci, se bashku me zevendesen e tij Etmonda Harizi dhe me administratën e bashkise, miq te tyre dhe deputetit nga Damësi, nuk e kane problem pse Memaliaj po mbytet.

Kjo duket qarte nga fotot qe po festojne ne nje bujtine qe njihet ndryshe si bujtina e Laertit.