Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje, protestës së qytetarëve shqiptarë pas vrasjes nga Policia të të një djali që shkeli orarin e shtetrrethimit për koronavirusin.

Reuters vuri në dukje, përdorimin e gazit lotsjellës nga Policia ndaj protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë në Tiranë. Sipas Reuters, “shqiptarët protestojnë pasi policia qëlloi për vdekje një burrë për shkelje të shtetrrethimit të koronavirusit.

Policia (shqiptare) përdori gaz lotsjellës të mërkurën vonë për të shpërndarë qindra shqiptarë që protestonin për vrasjen nga policia të një të riu për të cilin autoritetet thanë se kishte shkelur një shtetrrethim brenda ditës të vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Një 25-vjeçar i identifikuar nga media shqiptare si Klodian Rasha u vra të martën herët në atë që policia e përshkroi si një përdorim të tepruar të forcës nga një oficer gjatë një shtetrrethimi të vendosur për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19.

Policia kishte thënë së pari se Rasha nuk iu bind urdhrit të një oficeri policie për të ndaluar dhe se ai kishte mbajtur një armë. Por më vonë policia tha se burri mbante një objekt, por jo një armë, siç u raportua fillimisht.

Protestuesit që po kërkonin dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm hodhën objekte në ministrinë e tij dhe i vunë flakën pemëve të Krishtlindjes ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, tha një dëshmitar për Reuters.

Dy policë dhe një gazetar u raportuan të plagosur lehtë.

Oficeri i policisë i cili dyshohet se vrau djalin u arrestua dhe filloi një hetim. “Oficeri i policisë nuk veproi në përputhje me ligjin kur përdori armën e tij,” tha policia shqiptare në një deklaratë.

Qeveria shqiptare ka futur masa të ndryshme, duke përfshirë një shtetrrethim, për të parandaluar rritjen e numrit të infeksioneve COVID-19,” përfundon Reuters.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu