Luftetari ka humbur minimalisht ne transferten e veshtire te Ballshit me rezultatin 1-0. Ekipit te Bylisit i mjaftuar një gol në pjesën e parë nga sulmuesi Guindo, i cili nga pika e bardhë është treguar i saktë duke mposhtur gardianin e Luftëtarit Qyrani.

Pas kësaj fitoreje, Bylisi ka marrë provizorisht kreun e klasifikimit ndërsa është në pritje të ndeshjes së Kukësit në orën 16:00 ndaj Skënderbeut.

Ndërkohë, nga ana tjetër, gjirokastritët ndalën dhe nuk i japin vazhdimësi fitores në javën e kaluar, duke mbetur sërish në vendin e parafundit në kampionat me 11 pike në pozita mjaft të vështira. Tashmë, kampionati ndërpritet për të rifilluar sërish në muajin janar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu