Gruaja mbyllet nga burri ne banese. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne Pazarin Karakteristik te Gjirokastres ne banesen dykateshe ku kryefamiljari me probleme mendore Artur Puleri ka mbyllur ne shtepi bashkeshorten e tij Ruzhdije Puleri.

Per rjedhoje gruaja e izoluar dhe ne prag paniku dhe asfiskimi, ka lajmeruar policine e cila ka ardhur se bashku me forcat zjarrefikese.

Policia ka nderhyre ne kohe reale se bashku me zjarrefikesit te cilet kane arritur te lirojne gruan nga izolimi i bashkeshortit duke shqyer deren.

Nderkaq kryefamiljari Artur Puleri eshte shoqeruar nga policia drejt spitalit per te marre ndihmen e menjehershme.