Nepermjet Kakavijes, nje dite me pare kane hyre dy emigrante shqiptare me shenja serioze te COVID-19. Ardhja e tyre si kembesore nga shteti fqinj, vendosi ne alarm Njesine Vendore te Kujdesit Shendetesor dhe Inspektoriatin Shteteror Shendetesor inspektoret e te cileve jane te stacionuar ne Kakavije.

Emigrantet R.S. dhe A.S 60 dhe 30 vjec at e bir sapo hyren ne territorin shqiptar, kishin shenja dyshuese te virusit te rrezikshem dhe menjehere i’u nenshtruan kontrollit rutinor nga inspektoret e stacionuar ne Kakavije. Njeri prej tyre 30 vjecari A.S. kishte kolle, dhe temperature trupore 38 grade. Ne keto kushte, ata jane karantinuar deri ne marrjen e tamponeve me kampionet e sekrecioneve ne hunde e goje. Menjehere tamponet jane nisur drejt kryeqytetit dhe ne oret e para te mengjesit te sotem, pergjigja nga laboratori qendror ne Tirane ka rezultuar negative duke hequr cdo dyshim te prekshem per Coronavirus. Dy emigrantet nderkaq jane lene te lire te udhetojne drejt Beratit.

Deri tani per fat te mire Coronavirusi nuk eshte shfaqur ne Qarkun e Gjirokastres ndonese me rastet e sotme, ka shkuar ne 10 numri i te dysharve qe i jane nenshtruar analizave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu