Koha e keqe me rreshje te dendura bresheri, ka shkaktuar para pak minutave aksident ne hyrje te qytetit te Gjirokastres ne aksin Gjirokaster-Tepelene.

Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e unazes se qytetit ne lagjen Gërhot kur nje autoveture me targa AA027OY e cila vinte nga Tirana ne drejtim te Gjirokastres, eshte perplasur me borduren metalike ne kushtet e rreshkitjes nga rruga e ngarkuar me bresher.

Per pasoje drejtuesi i mjetit ka pesuar lendime serioze ne gjymtyre dhe eshte çuar me urgjence ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres. Nuk dihet ende gjendja shendetesore e tij.