Laert Duraj ‘rilindasi’ i Listes se deputeteve te Qarkut Gjirokaster, vazhdon përsëri me bëmat e tij!

Ky njeri nuk soska nga abuzimet tek Posta Shqiptare.

Këto abuzime rezultojnë se janë aq të shumta sa nëse i përmbledh të gjitha bashkë, nuk do ishte çudi të bëhej ndonjë libër i trashë.

Ndoshta nuk do t’ju besohet, por zotëria në fjalë ka organizuar tenderin më të fundit, sipas të cilit planifikon të bëjë “rrush e kumbulla” plot 60 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Po përse duhen harxhuar gjithë këto para për balona apo stilolapsa me logo e më the të thashë? Pak gjendje kanë kancelaritë e pafundme për t’i shitur? Përse duhet të harxhojë shifra marramendëse një institucion që varet nga shteti për të blerë materiale publicitare me logo në një kohë kur vendi është në një krizë tepër të madhe ekonomike? A nuk do ishte më mirë që këto para të investoheshin për të përmirësuar shpërndarjen e pensioneve nëpër shtëpi?

A nuk do të ishte më e mençur nga pikëpamja e shpenzimit të parave, që këto 60 milionë lekë të vjetra të shpenzoheshin për të përmirësuar kushtet e pritjes së qytetarëve nëpër pikat e shumta të Postës Shqiptare?

Besoj të gjithë i keni parë fotot dhe videot. qe qarkullojne ne interenet, ku tregohet se si qytetarët e mjerë, kryesisht moshat e treta, përpëliten në diell e në shi duke mbajtur rradhë si milingona.

E pra në vend që Laerti të kanalizonte këto shpenzime në përmirësimin e kushteve të pritjes së qytetarëve, ai tallet duke harxhuar 60 milionë lekë të vjetra për materiale promocionale.

Nëse i hedh një sy listës së materialeve publicitare që Laerti do të shpenzojë milionat e mësipërme, thjesht bëhesh me dhimbje koke. Kështu shikon se do të porositen 100 copë balona të vogla promocionale, 600 copë postera ndërgjegjësues për Covid-19, 10 mijë copë fletëpalosje për shërbimin e shpërndarjes së pensionit në banesë, 100 copë dosje lëkure A4 premium me logo, 10 mijë copë fletëpalosje të shërbimeve risi të Postës Shqiptare dhe për Covid-19, 500 copë USB 8 GB me logo, 1 mijë copë stilolapsa me logo, 500 copë çanta rrobe me logo, 500 copë çadra me logo, etj, etj, ku listën e plotë do ta gjeni në fotot e këtij artikulli.

Ja pra të dashur miq, kjo është mënyra se si lekët e këtij shtetibëhen “rrush e kumbulla”. Kaq e thjeshtë është.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu