E pra, nuk kishte si të mungonte as ai. Vetë rilindasi nga Damësi i Tepelenës shoku Laert, administratori i Postës Shqiptare, “godet” përsëri me tenderat e tij “të famshëm”.

Në rastin më të fundit rezulton, se Laerti kandidati i ardhshem per deputet i ‘RILINDJES’ ne Gjirokaster,  ka hapur një tender me numër reference REF-85296-01-29-2021 dhe me objekt “Blerje Kuti Postare restante, Kuti Postare me çelës për paketa, Kuti Postare për klientë” ndarë në lote.

Vihet re se fondi limit i këtij tenderi është 56,670,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tenderi është hapur sot në datë 01-02-2021 dhe ka afat deri në datë 25-02-2021.

Nuk dihet se përsë Laerti ka parashikuar të vendosë në dispozicion plot 700 milionë lekë të vjetra për të blerë kuti postare, në një kohë që aktualisht thuajse në të gjitha zyrat postare të vendit ka kuti te tilla.

Më tepër krijohet përshtypja se është thjesht preteksti i rradhës për të “gllabëruar” një dorë të mirë parash qe Laettit i duhen per fushaten per te qene serish humbes njesoj si ne 2017. Të presim se cili do të jetë “fatlumi” që do t’i ndajë bashkë me Laertin 700 milione lekët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu