I riu 17 vjecar Myftar Xhebra që humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Gjirokastër-Kakavije përballë ish fabrikës së Lëkurë-Kuëpucëve, ishte banor i fshatit Rexhinë të Tepelenës.

Ai është i biri i Jaho Xhebrës dhe njihej si një djalë pa vese dhe nga një familje e respektuar në zonë. Mësohet se automjeti që ai drejtonte me të cilën u përplas, nuk ishte në pronësi të tij. Familja Xhebra lajmin e kobshëm të humbjes së djalit të tyre, e mori vesh në orët e para të mëngjesit të sotëm. Myftar Xhebra ose sic e quanin ndryshe me përkëdheli në fshat Dudushi, ka qenë djalë i urtë dhe i mirë shprehen banorë të fshatit Rexhin.

Varrimi i tij do të kryhet sot në orën 14:00 në vendlindjen e tij fshati Rexhin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu