Rruga Kardhiq-Delvinë, një nga akset më të rëndësishme për jugun e vendit dhe veçanërisht për zonën bregdetare, është hapur zyrtarisht sot më 2 korrik.

Të lumtur për këtë vepër ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro së bashku me dy kolegët, Balluku e Gjiknuri kanë pozuar të buzëqeshur.

Deri këtu gjithçka mirë, mirëpo duket se ministrja dhe deputetja e zonës Kumbaro, nuk i’a ka fare haberin emrave të lumenjëve që përshkojnë zonën e saj elektorale.

Kështu, teksa Kumbaro pozon e qeshur deri në lumturi me kolegët Balluku dhe Gjiknuri shkruan “buzë Vjosës”, por që në fakt janë “buzë Drinos-it”.

Mirë Balluku se “o tironce”, mirë edhe Gjiknuri se “dermani është nga bregu”, po Kumbaro qe e mban veten për libohovito-gjirokastrite, nuk i falet kjo gafë.