Gardhi që ndan Turqinë dhe Greqinë, i forcuar tashmë me forca mbrojtëse, po kthehet në një fill transparent. Tensionet mes dy vendeve kanë arritur kulmin mbrëmë gjatë natës për ta vazhduar edhe sot në një përballje me gaz lotsjellës dhe bomba tymuese.

Sipas korrespondentëve të Reuters, predhat vinin nga territori turk, teksa forcat greke, të ndodhura në vështirësi, kanë vazhduar me përdorimin e pompave të ujit për frenimin e emigrantëve.

Ndërkohë, sipas mediave turke, të paktën 3 emigrantë kanë mbetur të plagosur pas sulmit të forcave greke.

Greqia po përpiqet të ndalojë mijëra emigrantë sirianë pas hapjes së dyerve nga ana e Turqisë. Kjo e fundit materializoi kërcënimet më 28 Shkurt pas indiferencës së Bashkimit Europian për ta ndihmuar në menaxhimin e krizës.

Ankaraja zyrtare akuzoi dje BE-në se po i përdor emigrantët si mjete politike, pasi ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian thanë se do të punonin për ndalimin e emigracionit të paligjshëm në bllok.

Fluksi i emigrantëve që përpiqen të mbërrijnë në vendet europiane pritet të rritet pas përkeqësimit te krizës në Idlib. Për momentin atje ka një armëpushim, pas marrëveshjes së arritur mes Erdogan dhe Putin dhe që hyn në fuqi të enjten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu