Ish kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Bime, ka pasur vëmendjen e kryeministrit Edi Rama me rastin e ditëlindjes së tij një ditë më parë.

Kreu i qeverisë shqiptare, përmes sekretarit të tij personal për cështjet e protokollit, i ka dërguar personalisht zotit Bime, dhuratën e tij të personalizuar një shishe verë të kuqe, një kartolinë ku e ka uruar për ditëlindje, si dhe dy kopsa per kemishen.

Dhuratën zoti Bime e ka marrë mesditën e djeshme dorazi nga sekretari personal i kreut të qeverisë shqiptare, i cili udhëtoi posacërisht nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës për t’i dorëzuar dhuratën ish kryebashkiakut të Gjirokastrës.

Lëvizja e fundit e Ramës, tregon një qasje të re ndaj ish kryebashkiakut Bime i cili ka qëndruar në hije tek PS e Gjirokastrës qysh prej largimit nga posti i Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës, në nëntor të 2017.

Zoti Bime ka mbajtur për 12 vjet postin e kryetarit të Bashkisë Gjirokastër në vitet 2003-2015 ndërsa dy vjet ka mbajtur postin e prefektit të Qarkut Gjirokastër 2015-2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu