Një kroçere ka mbërritur në Portin e Sarandës.

Kroçera “La Belle de L’Adriatique”  me 88 turistë, ka për qëllim vizitën në qytetin e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.

Turistët janë kryesisht francezë, belgë dhe shtetas amerikanë.

Ata kanë vizituar sitin arkeologjik të Butrintit dhe më pas janë drejtuar qytetit të gurtë të Gjirokastrës, ku kanë vizituar Kalanë dhe shtëpitë karakteristike të këtij qyteti.

Në vijim turistët e kësaj krocere do të kthehen në mbrëmje në Sarandë, ku do të argëtohen  nën tingujt e muzikës folklorike shqiptare.

Kroçera me flamurin belg mbërrin në Portin e Sarandës,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu