Ne mbeshtetje te ligjit Nr 139/2015, ”Per Veteqeverisjen Vendore”, Bashkia Gjirokaster ka pezulluar pa afat sherbimin e transportit publik ne te gjithe territorin administrativ te saj.

Vendimi eshte firmosur nga vete kryebashkiaku i Gjirokastres Flamur Golemi. Kjo mase e rrepte vjen direkt pas vendimit te qeverise per pezullimin e mjeteve te transportit publik dhe privat ne qytetet kryesore te Shqiperise si Tirane, Durres, Vlore, Fier, Shkoder etj.

Ne Gjirokaster ende nuk ka persona te infektuar me virusin e tmerrshem, qe njihet me emertimin Covid-19. Diten e djeshme nje infermjere nga nje fshat i Permetit e dyshuar me virusin ne fjale, u shtrua me urgjence ne spitalin rajonal te Gjirokastres, por qe analizat treguan negativitet ne perfundimin e tyre.

Gjithsesi ne raste te tilla epideomologjike marrja e masave sado te rrepta qofshin jane mese te justifikueshme. Jeta e njerezve vlen mbi gjithshka dhe per gjithshka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu