Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë katër personalitete të shëndetësisë shqiptare, Isuf Kalon, Fedhon Meksin, Andrea Gudhan dhe Tritan Shehun.

Me një shënim në facebook, Kreu i Shtetit bën me dije se takimi iu zhvillua për situatën e krijuar nga kronavirusi, ndërsa shkruan se tejkalimi i saj kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë.

Ja postimi i plote i Metes:

Sot prita me kërkesën time katër personalitete të shquara të shëndetësisë shqiptare, me të cilët ndamë disa shqetësime për situatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes në vendin tonë të COVID_19, si dhe për marrjen e të gjitha masave të domosdoshme për të mos lejuar përshkallëzimin.

Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fedhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë.

Së bashku vlerësuam punën e jashtëzakonshme të të gjithëve mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.

Thirrja jonë për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

89005261_2860220707357517_8639242474415456256_o89039346_2860220504024204_3250068032818511872_o89543262_2860220617357526_1245893583626567680_o

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu