Koha e keqe ne 8 oret e fundit ka krijuar probleme në aksin nacional Gjirokaster-Tepelene ne vendin e quajtur “Shkalla e Zeze” ne Ballaban ne aksin Ballaban-Këlcyrë, ne aksin rural Valare-Çajup, ne aksin Suhë-Zagorie, ne aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afer tynelit te Skërficës, ne aksin rural Kolonjê- Golem dhe ne aksin rural Zenelaj-Zhulat.

Ne te gjitha keto akse ne 8 oret e fundit ka pasur bllokime të cilat u riparuan në kohë nga ARSH Rajoni jugor. Nderkohe koha e keqe ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike nê Njesite Administrative Luftinje Bashkia Memaliaj, Piskovê e Frashêr Bashkia Përmet, Zagorie Bashkia Libohove, Dropull i Siperm Bashkia Dropull, Odrie Bashkia Gjirokaster.

Po punohet me intesitet për pastrim tê gurêve tê përrenjëve nê rrugêt e brendshme tê Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit, Këlcyrês, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt si dhe nê te gjitha njesite administrative pas vershimit te ujerave.