Skenaristi, regjizori, kineasti dhe producenti me origjinë nga Tepelena Kujtim Gjonaj, mori sot titullin “Nderi i Qarkut Gjirokastër” me motivacionin: “Për kontributin e tij si regjizor i filmit dokumentar duke pasqyruar jo vetëm vlerat historike të qytetit të Gjirokastrës por edhe ato të trashëgimisë kulturore e më gjerë”

Miq, kolegë dhe të afërm të kineastit janë mbledhur mesditën e sotme në auditorin e universitetit “Eqrem Çabej”, ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “Nderi i Qarkut” mjeshtrit Kujtim Gjonaj. Titulli i eshte dorezuar Gjonajt nga vete Kryetarja e Keshillit te Qarkut Gjirokaster Lindita Rova.

Gjonaj i ka dedikuar jetën filmit shqiptar, ku në krijimtarinë e tij përfshihen mbi 150 filma dokumentarë , artistikë por edhe vizatimorë. Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit .

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.Fotografia e Këshilli i Qarkut GjirokastērFotografia e Këshilli i Qarkut GjirokastērFotografia e Këshilli i Qarkut GjirokastērFotografia e Këshilli i Qarkut GjirokastērFotografia e Këshilli i Qarkut GjirokastērFotografia e Këshilli i Qarkut GjirokastērFotografia e Këshilli i Qarkut Gjirokastēr

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu