Data 25 prill eshte pika e ktheses se Shqiperise nga nje periudhe agonie e cila ka demtuar rende vendin.

Prof.Dr.Tritan Shehu, drejtuesi politik i PD per Qarkun Gjirokaster, ka zhvilluar mbasditen e sotme nje takim me nje perfaqesi zonjash gjirokastrite te cilat siç tha ai, jane forca vitale e ndryshimit te pritshem te 25 prillit.

Zgjodhem nje takim te ngushte per te respektuar masat antiCovid, ndonese interesi i zonjave gjirokastrite per pjesmarrje ne tubimin e sotem ishte i larte-u shpreh Prof. Dr. Shehu.

Ndodhemi perballe nje qeverie te papergjegjshme, ku interesi i vetem i saj nuk eshte mbrojtja e qytetareve nga pandemia, por interesat e ngushta perfituese ne kurrizin e qytetareve te pambrojtur nga kjo pandemi, qe po shenon rekorde perdite edhe ketu ne Gjirokaster-shprehet zoti Shehu.

PD perhere ka besuar ne forcen tuaj te ndryshimit, ne vitalitetin, mençurine, dinjitetin e pacenueshem familjar qe ju mbartni dhe qe jane vlera te patjetersueshme dhe unikale-u shpreh Prof. Dr. Shehu.

Juve jeni pararoja e ndryshimit te pritshem edhe ketu ne Gjirokaster, pasi pa ju e kemi te pamundur te ofrojme shprese per nje te ardhme qe e presim te gjithe-ka thene zoti Shehu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu