Sot ne fakt starton rubrika “Qytetari Dixhital” ketu ne Jugulajm.net ku, ne fokus do te jene denoncimet e qytetareve te ndryshem permes postes elektronike jugulajm@gmail.com apo dhe ne inbox te Fun Page tone me te njejtin emer.

Shqetesimi i nje qytetari gjirokastrit sot ka te beje me shnderrimin e godines se vjeter te ish PTT ne Pazarin Karakteristik ne nje ndertese qe po i prish vlerat qytetit dhe kjo ne fakt po ndermerret m’u perpara syve te Bashkise Gjirokaster dhe DRKK.

Pronari qe ka blere pjesen me te mire te godines 2 kateshe i quajtur R.G (ne fakt denoncuesi e ka dhene me emer e mbiemer por per shkak te etikes, nuk duam te nxjerrim emrin e plote) sipas denoncuesit, po ndermerr punime brenda dhe jashte godines pa marre paraprakisht leje nga autoritetet.

Vec kesaj denoncuesi e ka shoqeruar denoncimin e tij edhe me foto ku duket qarte iniciativa e R.G. per te ndryshuar pjesen aparenciale te godines duke celur dere per te krijuar nje biznes ne vend te dritares, apo dhe ndertuar strehe me cati ne pjesen e pasme. Vec kesaj punetoret qe po kryejne nderhyrje, sipas denoncuesit jane te pasiguruar.
Uria e R.G. nuk ndalet pasi po kryen punime

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu