Mbrëmjen e djeshme një çift të rinjsh janë ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës. Bëhet fjalë për një 19-vjeçare 2 muajshe shtatzënë së bashku me bashkëshortin e saj.

Çifti ka kaluar natën jashtë në pikën kufitare në tokë neutrale dhe gjatë natës vajza ka shfaqur komplikacione me shëndetin, kollë, ethe, çfarë ka alarmuar punonjësit e pikës kufitare që do u nënshtrohen testeve.

Sipas burimeve zyrtare qe Jugulajm.net ka siguruar nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokastër, 19 vjeçarja ka pasur komplikacione të rënda shëndetësore, temperaturë, ethe dhe simptoma të tjera të ngjashme me Covid-19.

Kjo ka alarmuar stafin e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, të cilët menjëherë kanë lajmëruar Urgjencën Kombëtare. Kjo e fundit ja ka përcjellë shqetësimin Drejtorisë së Shëndetit Publik të Gjrokastrës të cilët sot në mëngjes janë gjendur në pikën kufitare dhe kanë marrë tamponet përkatëse për 19-vjeçares dhe bashkëshortit të saj dhe janë dërguar në Tiranë.

Mjeku i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër tregon se vajza mund të ketë të tjera simptoma, që nuk lidhen me Covid-19, për shkak të qëndrimit jashtë natën. Mësohet se deri në orën 11:00 të ditës së sotme çifti ka vijuar qëndrimin në pikën kufitare të Kakavijës pasi për zhvendosjen e tyre kërkohet ndërhyrja e shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu