Policia greke ka shkatërruar një grup shqiptaro-grek të shpërndarjes së kokainës në Athinë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 23, 27, 33 (femër) dhe 34 vjeç dhe një grek 31 vjeç.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, mes të cilëve dhe kreu i grupit shqiptar me pseudonimin “Bimi”.

Policia greke raporton se janë faktuar 800 shitje kokaine të grupit tek klientë në Athinë, ndërkohë, janë sekuestruar 54.7 gram kokainë e ndarë në paketime të vogla, peshore, automjet dhe 8 celularë.

Pranga 4 shqiptarëve në Athinë, mes tyre një 33-vjeçare. Në kërkim kreu i bandës ‘Bimi’