Ajo është Lesley Maxwell, e cila nuk po fiton vetëm zemrat në mediat sociale, por edhe garat e bodybuilding.

“Daily Star” shkruan se influencuesja e fitnesit ka fituar mbi 30 tituj deri më tani pasi nisi udhëtimin e saj në fund të të 40-tave.

Tani në moshën 64-vjeçare, nuk duket se ajo do të ndalojë se treguari trupin e saj të tonifikuar dhe me muskuj.

Në postimin e fundit në “Instagram”, gjyshja ka treguar se po shijon rrezet e diellit dhe plazhin.

“Nuk mund ti rezistoja një udhëtimi në plazh sot. Mjaft e ngrohtë për të shkuar në det, plus e kisha plazhin për vete”, ka shkruar ajo bashkëngjitur me pozat.

Teksa shfaqet seksi me bikini, 64-vjeçarja i la flokët e saj bionde të gjata të lëshuara mbi supet e saj.

Ajo e kombioni look-un e saj me një palë syze dielli të mëdha të zeza teksa po shkonte drejt kamerës. Postimi mori 1500 pëlqime brenda 10 orësh që kur u shpërnda për herë të parë. Fansat e Lesley-t nxituan të komentojnë duke i bërë shumë komplimente.

Më herët ajo dhe mbesa e saj kanë treguar se në rrjetet sociale apo dhe në rrugë kur janë bashkë, djemtë më shumë flirtojnë me 64-vjeçares se vajzën e re.

FOTO: Djemtë flirtojnë më shumë me të se me mbesën