Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masën për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është arrestuar për korrupsion.

GJKKO vendosi që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Kokën.

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me mega-aferën e inceneratorëve.

Ish-ministri akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga inceneratori i Elbasanit.

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Image