Dikur ne kohen kur ne France mbreteronte Luigji i 14, nje historian londinez pasi ”gjezdisi” pothuaj gjithe mbreterine, u takua edhe me vete sunduesin. Gjate bisedes mes tyre, historiani e pyet tinzerisht Luigjin, se: Cila eshte ajo gje ne bote, qe do te bente te hiqje dore nga mbreterimi? Luigji menjehere u pergjigj: Shendeti eshte e vetmja gje qe mund te fal jo vetem mbreterine time, por gjithe boten. (Luigji vuante prej kohesh nga bronkiti)

E sollem kete fakt jo per leksion historie, por per ndergjegjesim te institucioneve pergjegjese per te kuptuar rendesine e shendetit, aq me shume kur behet fjale per femijet. Rasti n’a con ne shkollen me te madhe 9 vjecare te qytetit te Gjirokastres m’u ne mes te lagjes ”18 shtatori” me emrin ”Koto Hoxhi”. Cuditerisht fare prane saj tregtohen ne mes te rruges, pluhurit dhe papergjegjshmerise, ushqime per nxenesit frekuentues te kesaj shkolle. Nuk jemi kunder ushqyerjes te femijeve, por jemi kunder papergjegjshmerise se institucioneve kontrolluese te cilat paguhen me taksat e familjeve te femijeve dhe qe as e cajne fare koken per askend dhe per asgje.

Duhet kuptuar se shkolla dhe territori i saj jane prone e bashkise dhe si te tilla, jane nen pergjegjesine direkte te saj jo vetem njerezit, por edhe ambjenti dhe gjithshka qe ka te beje me kominitetin e nxenesve. Institucione si policia bashkiake, policia e shtetit, AKU, zyra e taksave prane bashkise e kane per detyrim ligjor te dine, kontrollojne dhe monitorojne cdo sekond cilesine, sasine, vendin dhe sherbimin qe serviret per femijet.

Askush nuk mund te beje te paditurin ose ”qorrin”, sepse shkolla ne fjale eshte ne qender te lagjes me te madhe te qytetit. Te besh indiferentin per raste te tilla me e pakta eshte idiotesi dhe me e shumta eshte ligesi. Cdo individ qe eshte pjese perberese e institucioneve pergjegjese per rastin ne fjale, ”neser” mund te perballet me pergjegjesite ligjore per akuza jetike, ndaj qe mos te n’a ndodhi ndonje hata tek femijet, institucionet te marrin masa te rrepta sa me pare qe te jete e mundur, ndryshe nuk do kete lume e perrua qe do t’i laje ”neser”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu