Presidenti Ilir Meta ka shpallur non grata ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Bochardt. Vendimi i kreut të shtetit vjen pas dy akteve të rënda të ambasadorit që bien në kundërshtim me praktikën dhe konventat ndërkombëtare për diplomatët.

Së pari, ambasadori i OSBE doli jashtë kornizës së funksionit të tij kur mbajti qëndrim për dekretin e Presidentit të Republikës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve 30 qershor.

Së dyti, ambasadori i OSBE shkeli kodin etik të diplomatit duke fyer qytetarët e vendit ku është mikëpritur për të kryer shërbimin diplomatik.

Të dyja këto shkelje përbëjnë gafa të rënda për statusin që një diplomat duhet të ketë në vendin që i ka pranuar letrat kredenciale.

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentat Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se:
Z. Bernd Bochardt, i cili vuri ne diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës se Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetareve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”,- thuhet në dokumentin e kreut të shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu