Shtabi i Mbrojtjes Civile Gjirokaster, duke u nisur nga situata teper e veshtire e krijuar diteve te fundit me emigrantet shqiptare, qe duan te hyjne ne territorin grek nga Pika Kufitare e Kakavijes, u kane shperndare atyre nje njoftim.

Jugulajm.net ka mundur te siguroje  eksluzivisht thirrjen e primtuar, te cilen mund t’a shikoni me poshte.

Njoftim

Nisur nga situata e krijuar ne dalje te R.SH. ku qytetaret jane dyndur per te dale drejt shtetit grek, ju bejme thirrje se autoritetet greke po zbatojne masat e ndermarra nga qeveria greke per ndalin e perhapjes se pandemise dhe per kete arsye eshte e pa mundur qe te gjithe keta qytetare te dalin nga R.SH. gjate ketyre diteve pasi nga dita e neserme do te lejohen te kalojne vetem 750 shtetas te paisur me PLF ndersa nga data 17 Gusht do te lejohet kalimi i 750 shtetasve nga Pika e Kalimit Kufirit Kakavije dhe 300 shtetas ne PKK, Kapshtice,te cilet pervec PLF duhet te jene te paisur edhe me rezultatin e testit negativ per Covid-19 ndersa pika e kalimit do te funksionoje vetem nga ora 06:00 deri 22:00.

Ndaj i bejme thirrje gjithe qytetareve qe te kthehen ne banesat e tyre ne Shqiperi pasi e kane te pamundur kalimin drejt Greqise.

Mbrojtja Civile Gjirokaster

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu