Nje 73 vjecar ka vdekur aksidentalisht teksa ishte duke i vene flaken nje grumbulli mbeturinash te degeve te thata.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Çërrilë ne Memaliaj, kur Haki Hasimi banor i ketij fshati ka ngelur i pajete, teksa ka dashur t’i vendose flaken nje grumbulli mbeturinash te dala pas krasitjes se degeve te ullinjve ne nje parcele.

Mesohet se kur ka vendosur flaken, zjarri ka marre drejtim te kundert i ndihmuar edhe nga era dhe kesisoj ka prekur edhe trupin e te moshuarit.

Ky i fundit ka dashur te shpetoje nga flaket por ka qene teper vone per te.

Forcat zjarrefikese te Memaliajt, kane shkuar ne vendngjarje nga ku dhe nderhyne menjehere per te bere te mundur mos perhapjen e flakeve ne te gjithe parcelen.

Nuk eshte mundur dot te shpetohet 73 vjecari pasi kishte djegije te dukshme ne te dy gjymtyret dhe nuk i rezistoi dot as asfiksise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu