Reshjet e shumta te debores kane bere te mundur bllokimin e rruges Përmet-Çarshovë, ku trashesia e debores ka arritur ne 35 cm.
Sikur mos te mjaftonte kjo, situata perkeqesohet edhe me shume, pasi prej mbremjes se djeshme banoret e Çarshovës dhe disa fshatrave te tjere gjenden nen mungesen e energjise elektrike.
Nese reshjet e debores do te vazhdojne edhe gjate dites se sotme, veshtiresia jetike e banoreve ne fjale, ka per te qene prezente edhe ne ditet ne vazhdim.