Pak ditë më parë, raporti vjetor i Platformës së Këshillit të Europës për të Promovuar dhe Mbrojtur Gazetarinë dhe Sigurinë e Gazetarëve (2020), nxiu qeverinë shqiptare në lidhje me sjelljen ndaj medias.

Njësoj si raporti i “Reporterëve pa Kufij”, KE përmend të gjitha rastet, kur qeveria e Edi Ramës ka urdhëruar mbyllje emisionesh dhe mediash online, të cilat kanë qenë kritike ndaj tij.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehet se, liria e medias është thelbësore për demokracinë.

“Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Reporterët duhet të bëjnë pyetje të vërteta, udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta. Kam respekt për Ilva Taren dhe gazetarët e tjerë shqiptarë të cilët bëjnë pyetje të vështira, kërkojnë faktet dhe fuqizojnë njerëzit që të kenë mendimin e tyre,” tha Ambasadorja Amerikane Yuri Kim gjatë intervistës së saj me Ilva Taren në Euronews Albania. Doni të dini më shumë mbi lirinë e medias dhe të drejta të tjera të njeriut? Lexoni Raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut 2019″, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.

https://al.usembassy.gov/sq/our-relationship-sq/official-reports-sq/?fbclid=IwAR2wmvBegr3DJSWNJdzky7b3P0E6f24YZadCYMLxQ652_t0pE3mGHXvtrqQ

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu