Policia ne Kakavije ka sekuestruar nje sasi prej 23.000 eurosh nderkohe qe eshte proceduar penalisht nje grua qe tentoi kalimin e monedhave drejt Greqise pa i deklaruar.

Kane qene shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, te cilat gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Voklswagen zbuluan ne brendesi te çantës së A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policine e Gjirokastres, gruaja 46 vjeçare banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale te mosdeklarimit të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu