Nga Sali Berisha.

Edvinin, këtë armik të qenies dhe identitetit tonë kombëtar, mediat e mëdha të Europës e krahasuan për genocidin kulturor me Hitlerin dhe Enver Hoxhën, Hitlerin shqiptar të pasluftës. Një krahasim i tillë 30 vitet e fundit është bërë vetëm për krimet dhe genocidin kundër njerëzimit të Sllobodan Millosheviçit. Edvini vet ndan thasët me para me Ligjfushën, kurse shqiptarët shkojnë mbrapa me integrimin në BE.

Gazetat e mëdha të Europës, Gjermanisë, Italisë, Austrisë e krahasojnë shembjen e Teatrit Kombëtar nga Edvini me aktet e dikurshme të rrafshimeve të Hitlerit dhe Enver Hoxhës.

Këtu më poshtë keni pjesë nga artikujt e tyre!

Një nga gazetat më autoritare gjermane, por edhe evropiane, Frankfurter Allgemeiner Zeitung, shkruan se shembja e teatrit është një skandal. “Një krim moral,” e titullon ajo shkrimin. Edhe ajo e quan një aksion ‘natën me mjegull’, një referencë për krimet naziste. Marrëveshja bie era korrupsion
Disa muaj më parë, ata donin t’i ‘dhuronin’ një investitori 8 mijë metra katror ku është vendosur teatri. Në këmbim, ai do të ndërtonte një teatër të ri, dukshëm më të vogël, përveç kësaj parashikoheshin ndërtesa të larta dhe një qendër tregtare. Por marrëveshja bie era korrupsion.

Sueddeutsche Zeitung, një nga gazetat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Gjermani shkruan për ngjarjen e rëndë në Tiranë. “Me gjithë protestat, qeveria shqiptare e rrëzoi Teatrin Kombëtar në Tiranë,” shkruan gazeta. Nga Peter Muench, Sueddeutsche Zeitungg

Nga Adelheid Woelfl, Der Standard

Gazeta e rëndësishme austriake, Der Standard, ka publikuar një shkrim nga gazetarja e njohur, Adelheid Ëoelfl. “Teatri Kombëtar në Tiranë u shemb nga një aksion ‘natën me mjegull’”, është titulli i shkrimit. ‘Natën me mjegull’ ose ‘Nacht und Nebel’ është një direktivë e Adolf Hitlerit për të burgosur dhe vrarë kundërshtarët politikë. “Qeveria socialiste nën Edi Ramën po tregon gjithmonë e më shumë tendenca autokratike,” thekson gazetarja. Lexoni më poshtë shkrimin.

“Il fatto Quotidiano”. “100-vjetori i Tiranës kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo shembje – shkruajnë ata – shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për kundërshtim. Kjo ishte një punë e njohur botërisht e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranë në asnjë kohë. Çfarë ndryshimi ka ky tani me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfunduan duke u zhvlerësuar dhe denigruar?” – thuhet në gazetën italiane që nënvizon reagimin e ashpër të ambasadorit gjerman për këtë çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu