Dita Nderkombetare e Gjuhes Greke ka qene nje aktivitet i organizuar nga Konsullata e Pergjithshme e Greqise ne Gjirokaster ne bashkepunim me Universitetin “Eqrem Cabej”.

Ka nderuar me pjesmarrjen kryetari i Bashkise se Gjirokastres Flamur Golemi, prefekti i Qarkut Astrit Aliaj, deputetja e PS per Qarkun e Gjirokastres Artemis Malo, kryetarja e Keshillit te Qarkut Lindita Rova. Nderkaq kane asistuar edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe ai i MEGA Kristaq Kico. Aktivitetin e ka nderuar me pjesmarrjen e tij edhe konsulli grek ne Gjirokaster Lambros Kakkissis, rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” Bektash Mema, drejtues të tjerë institucionesh në nivel vendor, përfaqësues nga Universiteti i Janinës dhe Maqedonisë Perëndimore, pedagogë dhe personalitete të tjerë.
Ky aktivitet i organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” kishte si qëllim promovimin e vlerave të gjuhës dhe kulturës greke, gjithashtu thellimin e partneritetit greko-shqiptar për një edukim e arsim cilësor të komunitetit tonë në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu