Detaje të reja për ngjarjen e ndodhur pas mesnate në periferi të kryeqytetit, ku u sulmuan me armë zjarri zyrat e Top Channel dhe mbeti i vrarë një roje sigurie.

Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel dhe një nga plumbat ka kapur rojën e sigurisë Pal Kola, i cili ndodhej në kabinën e tij.

Autorët janë larguar më pas drejt Durrësit dhe dyshohet se kanë djegur automjetin tip “Range Rover” në Kavajë. Brenda mjetit policia ka gjetur dy armë zjarri.

Sipas hetimeve, në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 25 gëzhoja.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së objektit, por edhe të bizneseve në autostradë, për të zbuluar lëvizjet e autorëve.