Deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr.Tritan Shehu ka denoncuar skandalin me te fundit te ndotjes mjedisore te lumit Vjosa-Park Kombetar.

Me fakte zoti Shehu ka percjelle per publikun kete skandal qe ndermerret nga autoritetet vendore. Duke publikuar dhe fotot në llogarine e tij personale ne FCB, Shehu thotë se ne km e trete drejt Permetit prej Kelcyres, ne buze te Vjoses, po grumbullohen mbeturinat e te gjithe asaj Bashkie!.

Skandali i dyte ky mbas atij grumbullimi pleherash ne Piskove, pikerisht afer stacionit te pompimit te ujit te pijshem dhe prane shtratit te ujrave natyrale, qe shkojne nga Frasheri perseri drejt Vjoss. Dhe per te gjithe kete veprimtari kriminale askush nuk u jep asnje shpjegim edhe banoreve me te drejte te revoltuar-shkruan deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr.Tritan Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu