Deputeti i Gjirokastrës dhe Ministri i Bujqësisë Bledar Çuci ka dhene me koncesion liqenin “Xarrë-Bufi” në Butrint vetëm për 1 Euro.

Fatlumi ka qene Gjergj Luca, i cili ka marrë me koncesion liqenin “Xarrë-Bufi” në Butrint, me atë që quhet “kontrata e plotë vetëm 1 Euro” dhënë për firmën “Rozafa Shpk”, nga ministri i Bujqësisë, Bledar Çuci.

Afati i koncesionit është 10 vjet, por me të drejtë përsëritjeje edhe 20 vite të tjera pa konkurrent, ndërsa duhet thjesht një rinovim letrash të kontratës aktuale

Liqeni njihet për pasuri dhe do të përdoret për peshkim artizanal dhe kultivim midhjesh. Gjithashtu ky liqen do të shërbejë edhe për turizëm me anë të kanalit që e lidh me liqenin e Butrintit. Referuar njoftimit të Ministrisë, Gjergj Luca e ka “fituar” këtë koncesion, në garën e datës 17.09.2020, organizuar me dyer të mbyllura në zyrën e ministrit Çuçi, ku firma “Rozafa” ‘fitoi’, ndërsa dy konkurrentë të tjerë ishin sa për të plotësuar numrin.

Ndërkohë nga ana ligjore, për të fituar këtë koncesion kërkohet një bashkim i dy firmave si ‘shoqëri’. Për të qenë konform rregullave, Luca ka bërë ortak firmën “Kleris B shpk”. Mirëpo kjo firmë rezulton se nuk ka ekzistuar dhe nuk është e regjistruar fare në QKB. Nga ana tjetër, Rama ka mbyllur një sy për këtë shkelje të hapur dhe e ka kaluar në heshtje ‘gostinë e mikut të tij peshkatar’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu