Ministria e Shëndetësisë ka publikuar dy urdhrat, përmes të cilëve kufizohet lëvizja gjatë orëve të natës në vend si edhe përcaktohet orari i mbylljes së aktivitetit të bareve dhe restoranteve.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke filluar nga nesër, për një afat tre javor, pra deri më datë 02 dhjetor, kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

I njëjti rregull vlen edhe për baret, fast food-et dhe restorantet. Bizneset në fjalë do të mbyllen nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit përveç shërbimit të shpërndarjes që nuk ka kufizime.

Për të lëvizur brenda orës policore, për ata që janë në punë, apo për arsye shëndetësore, duhet t’u rikthehemi autorizimeve te e-albania, thuhet në urdhrin e dytë të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sa do të jenë gjobat për shkelësit

Ja disa nga masat që kanë qenë në fuqi në muajin mars

– Gjobë 10 mijë lekë të reja nëse shkel orarin policor pa arsye

– Tërheqje e lejedrejtimit

– Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat

– Gjobë 5-10 milionë lekë të vjetra për bizneset ose deri në 2 vite burg për administratorët që që nuk zbatojnë urdhrat dhe përsërisin shkeljen

– Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin

– Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse

– Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia

– Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda në njerëz.

***

Gjatë ditës së djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi ndryshimet në fjalë duke i arsyetuar me rritjen e numrit të rasteve pozitive me koronavirus.

Shkollat dhe kopshtet nuk do të jenë të prekur nga karantina e pjesshme pasi ekspertët deklaruan se nuk është parë rritje e rasteve të infeksioneve me hapjen e tyre dhe shkollat nuk janë parë si vatra infeksioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu