Në kuadër të marrjes së masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së sëmundjes virale të Corona-Virus, NJVKSH Gjirokastër së bashku me Institucionin e Prefektit të qarkut Gjirokastër kanë kryer ditën e sotme një kontroll pune në lidhje me menaxhimin e integruar që po bëhet në Pikën Kufitare të Kakavijës prej personelit shëndetësor kundrejt personave që hyjnë në Shqipëri përmes kufirit grek.
Konkretisht, prej Prefektit të Qarkut Astrit Aliaj dhe Drejtorit të NJVKSH Gjirokastër, Shpëtim Novi u inspektua nga afër puna dhe procedurat standarde që kryhen ndaj qytetarët përpara hyrjes në vendin tonë, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të prekura nga Corona-Virus. Personeli shëndetësor i vendosur në këtë pikë kufitare është i pajisur me gjithë mjetet e nevojshme si: maska mbrojtëse respiratore, termometra digjital, medikamente, skeda individuale për dokumentimin e çdo personi që kalon në pikën kufitare të Kakavijës etj.
Në vijimësi të këtij procesi u inspektuan gjithashtu edhe struktura të tjera si pika të AKU-së, të cilat kanë lidhje me cilësinë dhe sigurinë ushqimore me një impakt direkt në mirëqenien shëndetësore të individëve dhe popullatës në tërësi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu