Një i moshuar ka rene nga kati i dyte i baneses teksa ishte duke krasitur deget e hardhise. Ngjara e rëndë është regjistruar në lagjen ”ZINXHIRA” nje orë më parë ku 80 vjeçari Demir Demiraj u rrëzua nga një lartësi prej 4 metrash e për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Si pasoje e renies nga lartesia te moshuarit i është çarë kafka. Si pasoje e gjendjes se tij jo te qendrueshme dhe shume te rende, mjeket ne spitalin e Gjirokastres kane sugjeruar per trajtim me te specializuar.

Per pasoje ai eshte derguar ne kryeqytet me helikopter për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Traumës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu