Vihet ne pranga nje 55 vjeçar nga Kaparjeli pasi konfliktohej me rojen e centralit te ujit.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit i cili shkonte drejt perplasjes me arme. Kane qene specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër të cilet arrestuan në flagrancë E. B., 55 vjeç, banues në fshatin Kaparjel, Gjirokastër pasi u konfliktua me rojen e centralit të furnizimit me ujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një pushkë dhe disa fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu