Mund te quhet nje veprim i paprecedente ai i sotmi i ndermarre nga Drejtoria e Pastrim-Gjelberimit ne Bashkine e Gjirokastres, ne pastrimin e varrezave te nacionalisteve pozicionuar ne Gërhot.

Te pakten deri me sot askush nga kryebashkiaket e majte qe kane qeverisur qytetin e Gjirokastres nuk kane guxuar te nderhyjne, pale më te ofroje sherbime per mirembajtjen e varrezave ku prehen eshtrat e nacionalisteve te vrare ne shtator te 1943 ne perpjekje me forcat pushtuese ne ikje. Pastrimi i tyre ka ndodhur mengjesin e sotem nje dite para kremtimit te 5 majit dites se deshmoreve te atdheut i cili perkujtohet nga te gjitha subjektet politike te pandara ndryshe nga festa e clirimit.

Kushtet e krijuara sot pas nderhyrjes se Ndermarrjes se Pastrim-Gjelberimit jane te volitshme per kryerjen e homazheve te neserme qe do te ndermerren nga te aferm te nacionalisteve te vrare apo dhe shoqata patriotike dhe subjekte te djathta politike.

I kontaktuar nga Jugulajm.net per kete veprim, kryebashkiaku Golemi u shpreh se nuk shikonte asgje te paprecedente dhe te vecante. Une jam kryetar i Bashkise per te gjithe qytetaret pavaresisht orjentimeve apo preferencave politike qe kane. E rendesishme eshte qe gjithkush qe ka dhene kontribut te vyer per kete vend qofshin keta partizane apo nacionaliste dhe qe kane dhene jeten, meritojne te nderohen dhe ajo cfare bejme, nuk eshte gje tjeter vecse nje detyrim moral ndaj sakrificave sublime te te gjithe atyre qe kane humbur jeten ne fushen e betejes. Bashkia eshte e ndjeshme karshi memorialeve perkujtimore qe kane ne themel evokimin e historise dhe kontributeve te gjithe atyre qe kane luftuar per clirimin e vendit-eshte shprehur kryebashkiaku Golemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu