Deputeti i Partisë Socialiste, gjirokastriti Bashkim Fino sot ka thyer një nga ligjet që ai e ka miruatuar vet.  Fino, që njihet për pasionin e tij për purot, është fotografuar në ambjentet e brendshme të Kuvendit duke tymosur një të tillë.

Sipas fotos duket qartazi, qe deputeti socialist ka shkelur ligjin, pikërisht në institucionin ku është miratuar. Ligji anti-duhan është ndryshuar dhe përmirësuar disa herë, por kjo nuk e ndaluar deputetin që të tymos në ambiente të mbyllura në korridoret e Kryesisë së Kuvendit.

Ligji i duhanit legjitimisht njohur si Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani është një ligj që synon të ashpërsojë luftën ndaj pirjes së duhanit dhe ka hyrë në fuqi më 26 maj të vitit 2007. Nenet kryesore të këtij ligji kanë të bëjnë me ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha mjediset publike te mbyllura.

Neni 15

Ndalohet pirja e duhanit në: 

a) mjediset e punës; b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për pacientët); c) institucionet arsimore; ç) mjetet e transportit publik; d) mjedise tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës; dh) mjedise të tjera publike.

Në mjediset/institucionet e mësipërme nxirret një rregullore e brendshme, ku theksohet ndalimi i pirjes së duhanit në këto mjedise dhe përcaktohet qartë personi, i cili do të jetë përgjegjës për rastet e shkeljes së këtij ndalimi nga çdo person.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu