Emerohet per here te pare administratori i ri i Bashkise se Gjirokastres.

Ne kuader te ristrukturimit te administrates vedore te Bashkise Gjirokaster, sot eshte bere emerimi ne kete post te Anesti Basharit. Ne fakt ka qene nje emerim i pelqyer dhe i perkrahur nga kryetari i Bashkise se Gjirokastres Flamur Golemi i cili mesa duket ka luajtur me finese duke vendosur ne krye te ketij posti administrativ te qytetit, nje individ qe vjen nga nje familje me tradita dhe qe gezon respekt ne qytet.

Administratori i qytetit eshte nje pozicion i ri i cili deri me dje ishte funksional vetem per ish komunat qe sot jane njesi administrative por pas zgjedhjeve vendore (ne fakt ishin votime moniste te 30 qershorit te 2019 qe u kontestuan fort nga opozita e cila i bojkotoi), u pa e domosdoshme qe edhe njesite vendore te perfaqesohen nga nje administrator krahas kreut te bashkise.

Anest Bashari eshte me profesion ekonomist dhe prej tre vitesh mban pozicionin e kreut te FRESSH Gjirokastra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu