Ka startuar në Gjirokastër, projekti i filmit më të fundit artistik “Ballkan’s Gate” financuar nga Ambasada Amerikane dhe mbeshtetje nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Gjirokastër.

Përfaqësues të projeksionit më të fundit kineast, kanë qenë dje në Gjirokastër duke iniciuar xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër.

Në një njoftim të Ambasadës së SHBA në Tiranë, bëhet e ditur se është krenare të mbështesë projektin e filmit “Ballkan’s Gate”, i cili bashkon kineastë vendas dhe ndërkombëtarë nga Shqipëria, Franca, Koreja e Jugut, Turqia, etj., për të prodhuar filma të shkurtër në Gjirokastër. Si pjesë e projektit, regjisori fitues i çmimit Peabody Nathaniel Hansen do t’iu mësojë studentëve të gazetarisë dhe shkencave sociale, teknika të reja vizuale të cilat i ndihmojnë të shprehin idetë e tyre nëpërmjet pamjeve domethënëse. Ne iu urojmë atyre shumë suksese!-ka qenë njoftimi i Ambasadës Amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu