Sekretari per Pushtetin Vendor i Partise Demokratike, Ylli Asllani, permes nje postimi ne fb ka bere me dije formimin e Forumit të të Zgjedhurve Vendorë pranë selisë së PD-së.

Askkani u ka bere ftese per bashkëpunim të gjithë të zgjedhurit vendorë, si edhe përfaqësues të organizatave civile, specialistë dhe profesionistë të qeverisjes vendore anembanë Vendit.

Ja postimi i plote i Asllanit:

Ekspertë, studiues dhe përfaqësues të kauzës vendore u mblodhën në një takim inagurues të Forumit të të Zgjedhurve Vendorë në selinë i PD.

Forumi i të zgjedhurve vendorë të PD ka si qëllim bashkimin e të gjithë kontributeve dhe faktorëve demokrat që ndihmojnë e çojnë përpara Vetqeverisjen Vendore, Demokracinë Lokale dhe Zhvillimin Rajonal të Shqipërisë.

Forumi fton në bashkëpunim të gjithë të zgjedhurit vendorë, si edhe përfaqësues të organizatave civile, specialistë dhe profesionistë të qeverisjes vendore anembanë Vendit.

Anëtarët e këtij Forumi shprehën bindjen, se ndërkohë që reformat e ndërmarra nga qeveria po dështojnë njëra pas tjetrës:

“Vetëm ata që kanë guxim të përballen me dështimet e mëdha mund të arrijnë suksese të mëdha”

Në takimin e tij të parë, tryeza e Forumit e të Zgjedhurve Vendorë parashtroi strategjinë për rishikimin e Reformës Administrative e Territoriale.

  • Në këtë kuadër, Forumi i PD i të zgjedhurve vendore, një vit para zgjedhjeve vendore të vitit 2023 vlerëson se:

• Nevoja për rishikimin e hartës administrative është emergjente.

• Ekspertët dhe Strukturat e PD janë pro aktiv dhe do të jenë të angazhuar tërësisht në projektimin e hartës së re territoriale që i shërben realisht qytetarëve shqiptarë dhe demokracisë vendore!

• Qasja sa më pranë qytetarëve, vetëqeverisja dhe fuqizimi i të ardhurave vendore, si dhe zhvillimi konceptit evropian të rajoneve përbëjnë lajtmotivin e modelit demokrat.

• Çdo përpjekje e PS për të parafabrikuar rezultatet zgjedhore nëpërmjet farsës së ndryshimeve territoriale dhe primit elektoral do të përballen me vullnetin e organizuar e të zgjedhurve vendorë dhe gjithë qytetarëve!

Forumi të Zgjedhurve Vendorë thekson se që të ringrihemi duhet të analizojmë sa poshtë kemi rënë:

Tashmë pas 9 vitesh keq qeverisje bilanci në qeverisjen vendore është i dhembshëm!

Reforma Administrative e Territoriale e vitit 2014 dhe strukturat e dala prej saj kanë dështuar duke shkaktuar pasoja shumë të rënda për funksionimin dhe stabilitetin demokratik, ekonomik e shoqëror të njësive vendore.

Shqiptarët konstatojnë se reforma territoriale e kryer në mënyrë të njëanshme ka prodhuar katastrofë sociale dhe shpopullim të pjesës më të madhe të territorit të vendit:

Në vend të suksesit të pretenduar sot pasojat e dështimit kanë marrë trajtën e një spastrimi etnik.

Reforma socialiste ka rënë në tre shtyllat kryesore mbi të cilat ajo u ngrit:

1. Në rritjen e eficencës ekonomike të njësive të reja.

2. Në nxitjen dhe forcimin e demokracisë vendore dhe vetëqeverisjes.

3. Në përmirësimin e skemës së organizimit dhe administrimit të njësive vendore.

Pas kësaj disfate natyrshëm lind pyetja:

A do të mbajnë përgjegjësi shkaktarët e këtij dështimi historik, dhe së dyti a mundet të rishkruajnë reformën e re administrative e territoriale autorët e ekzekutimit të vetëqeverisjes lokale, cenimit të decentralizimit dhe përjashtimit të pjesëmarrjes së komuniteteve vendore?

Forumi i të Zgjedhurve Vendore të PD ka besim se Shqipëria do të ringrihet vetëm mbi integritetin e politikanëve, profesionalizmin punonjësve të ndershëm të shtetit dhe përgjegjësinë e qytetarëve.

Në këto kushte partia demokratike paraqet emergjencë të emergjencave aksionin politik për ti thënë stop kësaj situate dëshpëruese.
Ajo do të paraqesë para gjithë shqiptarëve projektin alternativ të ndarjes administrativo-territoriale në bashkëpunimin me ekspertë, organizata të shoqërisë civile , komunitetet vendore të krejt njësive vendore, si dhe në bashkëpunim faktorin politik shqiptar, forumet evropiane dhe partnerët e saj strategjikë.

Si forca kryesore e opozitës ajo nuk do të lejojë askënd ti heqë të drejtën kushtetuese të lirisë politike për të përfaqësuar zyrtarisht zgjedhësit e vet.

Partia Demokratike është e ndërgjegjshme se janë të gjitha mundësitë e një bashkëpunimi serioz, luajal e transparent të faktorëve politikë të opozitës së bashkuar.

Duke ofruar bashkëpunimin dhe modelin e vet të Hartës Lokale ajo ka parashikuar në finale debatin popullor për caktimin e kwtij akti me rëndësi kombëtare sikurse është harta e re e ndarjes administrative e territoriale e Shqipërisë!

Ndërkohë paralajmëron opinionin shqiptar e atë ndërkombëtar se çdo farsë që Edi Rama po përgatit me individë të braktisur nga zgjedhësit do të dështojë me turp.

Koha kur Rama po përdor pushtetin e pamerituar për të përçarë opozitën dhe sunduar vendin ka kaluar bashkë me dimrin e këtij viti.

PD në zbatim të Kushtetutës dhe votës së shtetasve shqiptarë nuk mund të anashkalojë nga vendimmarrja qytetarët dhe të pranojë skema manipulimi votash për të realizuar një rezultat të fiktiv të qeverisë!

Ekipet e punës pranë saj do të përgatisin platformën për të ringritur mbi gërmadhat e pushtetit të kalbur të Edi Ramës projektin e saj njerëzor në dobi të qytetarëve dhe demokracisë vendore.

Bashkë me votën e lirë dhe vetëqeverisjen ajo do ti kthejë qytetarëve frymëmarrjen rajonale, mirëqenien dhe progresin, si dhe demokracinë vendore.

Shumë shpejt grupet e saj të ekspertëve do të zbresin pranë qytetarëve.

Shqipëria do të ecë përpara! Ajo nuk e ka luksin të shkatërrohet pafundësisht nga paranoja për sundim e një individi të papërgjegjshëm e të paaftë, të provuar si i tillë edhe nga dështimi i reformës administrative e territoriale të vendit.

Zgjedhjet vendore në pranverën e vitit 2023 do të jenë prova e zjarrit për të gjithë ata që aspirojnë ndryshimin dhe një sistem vlerash të dobishëm për qytetarët e vet.Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz të ulurMund të jetë një imazh i 8 personaMund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbëPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.